Fillojnë xhirimet e filmit "Shpresa e Humbur" edhe në Bujanoc
Lokale

Fillojnë xhirimet e filmit "Shpresa e Humbur" edhe në Bujanoc

26.Jul.2017 19:29
0
Filmi "Shpresa e Humbur" i regjisorit Valton Jakupi ka filluar xhirimet edhe në komunën e Bujanocit.

Në  fshatin  Maltërnoc  të Bujanocit  filloi kllapa e parë e filmit “Shpresa e Humbur” ku ishin të inkuadruar aktorë nga Kosova e  Maqedonia, por që jetojnë në vende të ndryshme të evropës si në Austri, Suedi, Zvicër, Belgjikë  etj.

Sipas Regjisorit-Skenaristit të filmit Valton Jakupi xhirimet e filmit janë duke shkuar  sipas planit dhe falemderon  shume castin e aktorëve të inkuadruar në Bujanoc si Blerim Hasanin, Begzad Abdullahu, Njomza Ibrahimi, Barbara Heim, Osman Tahiri, Xheneta Saliu, Djellza Abdullahu, Albin Beka, Fatmir Selimi, Rijad Demiri dhe Imamin e Maltërnocit  Ibrahim Demiri.

Po ashtu në ndihmë të regjisorit Valton Jakupit ishte edhe profesori njëherit piktori Xhevdet Dulaj që u përkujdes për grimin e aktorëve.

Stafi i aktorëve ka falënderuar fshatarët e Mal Ternocit për mikpritjen bujare që treguan ndaj gjithë stafit ndërsa për xhirimet në komunën e Bujanocit është angazhuar produksioni filmik “Evolution” me producent Jeton Ismailin.

 

 

 

Shfrytëzohet rezerva buxhetore prej 440 mijë dinarëve nga komuna e Bujanocit (dokument)
Në "VM Center" do të fillojë punën në muajin gusht banka komerciale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration